75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 30 Prill 2026 / G T

“Çfarë po shkon keq në ligë?”, Cristiano Ronaldo “godet”: Do flas në fund të sezonit!

Skuadra e Al Nassr mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Al-Ahli mes shumë polemikave.

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo u paraqit në intervistë dhe tha disa fjalë interesante, shkruan Indeksonline

Portugezi thotë se pas sezonit do të dalë publikisht me disa fjalë për ligën e Arabisë Saudite dhe kritikat ndaj gjyqtarëve.

“Në fund të sezonit, do të flas publikisht për atë që po shkon keq në ligë. Shoh shumë gjëra të kqija.

“Shumë lojtarë ankohen, postojnë dhe flasim për gjyqtarët”, u shpreh Ronaldo

Kujtojmë se skuadra e Al Nassr është duke luftuar për titullin kampion në Arabi./Indeksonline/