23:18 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Challandes flet për nivelin e Superligës dhe grumbullimin e futbollistëve vendas

Mungesa e futbollistëve nga Superliga në Kombëtaren e Kosovës ka qenë gjithmonë një temë diskutimi.

Por trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se ftesa për futbollistët vendas  është vështirë të bëhet në këtë moment pasi futbolli kosovar ka një tempo të ulët.

“Nuk është e lehtë të krahasohet Kosova me kampionatet e tjera. Nuk ka tempo të lartë dhe kjo është problem. E pashë Prishtinën sot dhe në pjesën e parë nuk gjetën rrugën e golit. Ndërsa e bënë atë në pjesën e dytë”, ka thënë trajneri në një intervistë në Supersport.

“Nëse flasim për Kombëtaren, atëherë nuk është e lehtë të ftohen futbollist nga Superliga. Kemi futbollist shumë të mirë dhe është vështirë të ftohen futbollistët e Superligës”, tha Challandes.

I vetmi i ftuar nga Superliga e Kosovës është portieri i Prishtinës, Visar Bekaj. /IndeksOnline/