18:05 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Challandes: Nuk kemi zëvendësues direkt të Muriqit, por kështu do ta mbulojmë mungesën e tij

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur një konferencë për media para ndeshjes së Çekisë që zhvillohet nesër mbrëma.

Ai ka folur për situatën brenda skuadrës, gjithashtu edhe për lëndimin e Vedat Muriqit dhe mundësinë e zëvendësimit të tij.

Ai ka thënë se nuk ka një lojtar që do ta mbuloj “kokë për kokë” Muriqin por do ta zëvendësoj si skuadër, shkruan Indeksonline.

“Ne jemi gati, nuk kemi lojtar që mund ta zëvendësoj Muriqin kokë me kokë për të por ne përgjigjen do ta japim si ekip”, ka thënë Challandes.

“Për mua nuk ka qenë befasi fitorja e Çekisë ndaj Anglisë dhe unë nuk kam qenë i befasuar. Ajo fitore na ka komplikuar punët por e kemi pasur të qartë që ka qenë një grup shumë i vështirë për neve dhe nuk ka qenë shumë e lehtë”.

“Është puna ime të bëj strategjitë, por është puna ime të mos e publikoj formacionin. Kundërshtari nuk e ka treguar kush do të luaj në vend të Shick po ashtu edhe unë nuk do ta tregoj kush do të luaj në vend të Muriqit”

“Nuk është puna e ime të komentoj deklaratat e kundërshtarëve, ne e dimë kush jemi dhe e dimë me kë do të luajmë. Ne e vlerësojmë fatin që kemi arritur deri këtu dhe do të japim maksimumin, pasi e kemi ditur me kë kemi të bëjmë që kur është hedhur shorti.

Bernard Challandes ka humbur vetëm ndaj Anglisë që kur e ka marrë drejtimin e Kosovës. /IndeksOnline/