20:31 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Chelsea mposht Swansean, frikëson Liverpoolin

Chelsea ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim te Swansea.

‘Blutë’ e Londrës kanë arritur të mposhtin 0-1 Swansea Cityn në ‘Liberty Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e katërt nga Cesc Fabregas.

Me këtë fitore Chelsea rrit gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa xhiron e ardhshme në ‘Stamford Bridge’ pret Liverpoolin.

Me 66 pikë, Chelsea renditet në vendin e pestë. /IndeksOnline/

Temat: