20:43 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Chelsea pranë marrëveshjes me futbollistin e Nice

Chelsea janë duke përgatitur një lëvizje të verës për transferimin e mesfushorit të Nicës, Jean Michael Seri.

Kampionët në fuqi të Premier League planifikojnë një “revolucion” të madh gjatë afatit të verës pas një sezoni zhgënjyes

Dhe shefat e Blues kanë kontaktuar homologët e tyre të Nicës për një marrëveshje për 35 milionë franga për futbollistin e  Bregut të Fildishtë.

26-vjeçari ka luajtur një rol të madh në suksesin e klubit të tij pasi që u bashkua me ata nga klubi portugez Pacos de Ferreira në vitin 2015 për vetëm 1 milion funte.

Ai madje ka qenë afër transferimit në Barcelonë, mirëpo marrëveshja nuk u realizua. /IndeksOnline/

Temat: