22:48 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

“Ciao” Manchester City! (Video)

Skuadra më në formë në Angli, Manchester Cityt është eliminuar nga Kupa Fa.

Klubi i Pep Guardiolas u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Wigan Athletic në stadiumin “DW”, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Will Grigg në minutën e 79’të.

Kujtojmë se skuadra e Cityt ishte me një futbollist më pak në fushë nga minuta e 45’të, pasi Delph ishte ndëshkuar me të kuq.

Me këtë fitore Wigani kualifikohet në çerekfinale, ku si kundërshtar do ta ketë Southamptonin./IndeksOnline/

Temat: