13:58 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Çiftet e VIP-ave që vërtetojnë se dashuria mund të zgjasë përgjithmonë (Foto)

Është vështirë që mes personazheve të famshëm të gjesh çifte që kanë qëndruar gjatë me njëri-tjetrin.

Edhe pse duket sikur kanë gjithçka që duan, shpesh lexojmë lajme për “ndarje me konsensus” dhe komunikata ku shkruhet se do të qëndrojnë “miq të mirë”.

Por, ka disa çifte të botës së spektaklit që na bëjnë të besojmë se dashuria zgjat përgjithmonë.

Zbulojini më poshtë se kush janë ata.

Adriano Celentano dhe Claudia Mori – 51 vite bashkë
Keith Richards dhe Patti Hansen – 37 vite bashkë
Michael Caine dhe Shakira Baksh – 43 vite bashkë
 
Ozzy Osbourne dhe Sharon Osbourne – 37 vite bashkë

 
Samuel L. Jackson dhe LaTanya Richardson – 36 vite bashkë
 
Sting dhe Trudie Styler – 34 vite bashkë