15:59 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Festivali i Kanës, edicion puthjesh (Foto)

Në Francë është duke u mbajtur Festivali prestigjioz i filmit ‘Cannes 2018’.

Në kuadër të këtij festivali çdo vit mbahet aktiviteti amFAR Gala, që e organizon Naomi Campbell event ky që i vihet në ndihmë personave të prekur nga virusi HIV.


Edhe këtë vit në këtë event morën pjesë yjet më në zë në botë, por ajo që karakterizoi këtë vit ishin pikërisht lidhjet e reja.

Madje çiftet e famshme nuk u përmbajtën, duke shkëmbyer puthje e duke bërë skena.


Ato që ranë në sy ishin: Heidi Klum me të dashurin e saj 28 vjeçar, Tom Kaulitz. Por edhe modelja Lara Stone nuk ia la hiq mangut, ajo dhe i dashuri i saj David Grievson u shfaqen më të dashuruar se kurrë./Indeksonline/