14:56 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Messi baba për herë të tretë, ja vendos emrin e futbollistit të Lazios

Lionel Messi zbulon emrin e djalit, që pritet të vijë në jetë. Ai do të quhet Ciro.

Çifti i njohur, Leo dhe Antonella, po përgatiten të mirëpresin fëmijën e tretë deri në fund të shkurtit. Antonella Roccuzzo, 29 vjeçe, është në muajin e fundit të shtatzënisë së parë, pas dasmës së kryer verën e kaluar.

Dhe Ciro do të bashkohet me vëllezërit, Thiago (5 vjeç) dhe Mateo (2 vjeç), duke u bërë më i fundit i “klanit Messi”.

Superstari argjentinas i Barcelonës postoi një video të shpejtë në mediat sociale, duke treguar Ciro që lëviz nën stomakun e Antonellës, së bashku me një zemër dhe fjalët “Baby Ciro”.

 

Temat: