15:49 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çitaku takon një kosovar pas seancës së Këshillit të Sigurimit në OKB: Zemra mal

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, dje mbajti një fjalim mahnitës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se pas seancës është takuar me një djalosh të ri nga Kosova, transmeton Indeksonline.

Ajo ka shprehur gëzimin që takoi një kosovar, i cili kishte shkuar gjatë luftës në Norvegji dhe sot është i suksesshëm.

“Dje pas seancës së Këshillit të Sigurimit, tek ulësja erdhi një djalë i ri. Me shqipe të përkryer më tha se është me origjjnë nga Kosova, dhe se familja i kishte shkuar në Norvegji gjatë luftës. Isa Rama sot studijon mardhëniet ndërkomëtare në Norvegji, dhe si pjesë e studimeve ishte edhe angazhimi pranë Misionit të Norvegjisë në OKB. #ZemraMal”, ka shkruar Çitaku. /Indeksonline/

Temat: