22:35 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

City po “fluturon” drejtë titullit (Video)

Është herët për t’u thënë, por Manchester City po i afrohet titullit të Premierligës.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me rezultat të thellë si mysafirë i Swanseas, 4 me 0.

Golat për ekipin e Citizën i shënuan: David Silva (2) 27’të dhe 52’të, De Bruyne 34’të dhe Sergio Aguero 85’të.

Me këtë fitore City forcon kreun duke grumbulluar 49 pikë në 17 xhiro, kurse Swansea mbetët në pozitën e fundit në tabelë me 12 pikë./IndeksOnline/