11:44 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

City – Sterling, s’ka kontratë të re?

Futbollisti anglez, Raheem Sterling ka dështuar të nënshkruaj një kontratë të re me klubin e tij.

Anësori i Manchester Cityt nuk ka arritur të nënshkruaj kontratë të re afatgjate me kampionin e Premierligës, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave britanike, Sterling nuk do të nënshkruaj kontratë të re me gjigantin anglez dhe me shumë gjasa do të largohet nga “Etihad” gjatë afatit veror.

Sterling ka shumë oferta nga klubet, por të ardhmen e zbulon pas Kampionatit Botëror./IndeksOnline/