23:54 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

“Çka është kjo paranojë”- Replika e Ahmetit me njeriun që publikoi mesazhin e Dërgutit

Deklarimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për situatën e krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë thirrje për bashkim dhe bisedime brenda partisë, ka ngjallë reagime në postimin e tij.

Një nga ata që ka komentuar është edhe Gëzim Mekuli, pronari i portalit “Mekulipress” që publikoi mesazhet në Viber të figurave të rëndësishme në Vetëvendosje, ku ishte edhe mesazhi i Aida Dërgutit ku i referohet Albin Kurtit me një epitet banal.

Mekuli në komentin e tij tenton që të “përkthejë” qëndrimin e Ahmetit, teksa ky i fundit i drejtohet duke i thënë se ai është në një paranojë.

“A ta përkthejmë këtë mendim tëndin si kërcënim apo si udhëspjegim? Propagandë ka këtu, z. Ahmeti!  Nëse është si këshillë, atëherë shtrohet pyetja: Ku ishe deri më tani i nderuar?”, ka shkruar Mekuli.

E Ahmeti i është përgjigjur se ai qëllim që ta zvogëloj partinë.

“Ne kryesi aty ku e kane vendin diskutimet ku e kam shpreh qëndrimin e njëjte. Cka eshte kjo paranoje? Apo je i interesuar me dobesu VV ne cdo menyre qe mundesh?”, shkruan Ahmeti.

Sipas disa mesazheve të siguruara nga Insajderi të “krahut të Albin Kurtit” në Prishtinë, del se ky grupacion e sheh Ahmetin si pjesë të grupit të atyre që nuk pajtohen me Albin Kurtin.