19:11 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Çmendet” Klopp, “rezervisti” i fiton ndeshjen në sekondat e fundit

Liverpooli ka mposhtur Evertonin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Origi në minutën e gjashtë shtesë, pasi ishte inkuadruar nga banka rezervë.

Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon të qëndroj në pozitën e dytë me 36 pikë, dy më pak se Manchester City dhe pesë më shumë se Chelsea. /IndeksOnline/