22:15 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Çmendet tiranasi, rreh gruan dhe vjehrrën

Duket se një 26-vjeçar nga Tirana ka humbur kontrollin dhe ka rrahur bashkëshorten dhe nënën e saj, vjehrrën e tij, në banesën e prindërve të vajzës.

Sipas bluve, më datë 24.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.R, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në banesën e prindërve të saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes e vjehrrës, H.Q e L.Q, vjeç 30 e 56, të cilave iu plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal. /albeu.com/

Temat: