14:03 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Costacurta e zbulon: Këta janë tre kandidatët potencial për stolin e Italisë (Foto)

Zëvendëskryetari i Federatës së Futbollit të Italisë, Alessandro Costacurta e ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se trajneri i ri do të zyrtarizohet në muajin qershor.

Sipas legjendës së Milanit, tani janë tre kandidatë potencial për stolin e “Azzurrit”.

“Ne i dhamë Di Biagios mundësinë për të zgjedhur atë që ai mendon se është më së miri. Jam i lumtur që Buffon do të jetë pjesë e këtyre ndeshjeve”.

“Ne planifikojmë që trajnerin e ri ta zyrtarizojmë në qershor. Conte, Mancini ose Di Biagio? Këta janë emrat, nuk do të jetë askush tjetër”, ka thënë Costacurta.

“Conte? Unë asnjëherë nuk thash se ai do të jetë trajneri, por ai ka qenë dikur në kombëtare dhe e njeh më mirë se të gjithë”, shtoi 51-vjeçari.

Kombëtarja e Italisë do t’i zhvillojë dy miqësore në muajin mars, kundër Anglisë dhe Argjentinës../IndeksOnline/