11:23 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Coutinho ia gjen Barçës pasardhësin e Suarez te Liverpooli

Barcelona e ka identifikuar sulmuesin e Liverpoolit si zëvendësues perfekt për Luis Suarez, sipas mediave nga Spanja.

Dhe për ta bërë lajmin edhe më të keq për Liverpoolin, mediat shkruajnë se Philippe Coutinho e ka këshilluar Barcelonën për Firminon.

Gjiganti katalunas pagoi 142 milionë funte për transferimin e Coutinhos nga Liverpooli në janar, dhe ai u ri-bashkua me ish-bashkëlojtarin, Suarez në ”Camp Nou”, transmeton IndeksOnline.

Por, tani reprezentuesi uruguaian është 31-vjeçar dhe jo në më të mirën e tij, andaj Barcelona është në treg për një sulmues të ri.

Sipas El Chiringuito de Jugones, sulmuesi brazilian, Firmino është në krye të dëshirave të Barcelonës.

Raportohet se katalunasit e pëlqejnë stilin e lojës së Firminos dhe se një ofertë mund të lansohet në verën e ardhshme./IndeksOnline/