18:55 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / C E

Daku: Golin ia dedikoj këtij njeriu

Ballkani ka arritur sukses historik pasi në takimin e sotëm gjysmëfinale ka siguruar plasmanin në finale të Kupës së Kosovës.

Pas 90 minutash, rezultati ishte 1-1, dhe goli i shënuar në udhëtim i Dakut, dërgon suharekasit tutje.

Pas ndeshjes, heroi i Ballkanit, Mirlind Daku i cili shënoi golin që i dërgojë në finale pati një dedikim për këtë arritje.

“Rasi i vetëm ishte që kisha në ndeshje dhe falë Zotit arrita ta shënojë, dhe jam i lumtur për këtë gjë”, tha fillimisht Daku për SSK.

“Kemi pas nevojë për një këso fitore që të rikthejmë vetbesimin dhe presim që në ndeshjet e ardhshme të jemi ekipi që kemi qenë para pandemisë”.

“Ky gol i dedikohet babit tim që sot ka qenë prezent në stadium, por edhe gjithë Suharekës dhe presidentit Kabashi”, përfundojë Daku.

Kështu, finalja e madhe, Prishtina – Ballkani, mund të zhvillohet me 29 korrik, sipas finalistit Prishtinës, e cila këtë gjë e ka bërë të ditur në faqen e tyre zyrtare, por që nuk është datë ende zyrtare e caktuar nga FFK.

Gjithsesi, kjo finale pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe pritet të zhvillohet pa prani të shikuesëve.