14:21 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Dalin foto dhe detaje të BMW M5 Competition Package

Nuk ka dyshim se BMW M5 i ri është një makinë mbresëlënëse. Por do të jetë edhe më mbresëlënëse kur ‘Competition Package’ të vihet në dispozicion.

Prodhuesi bavarez i makinave nuk ka zbuluar ende specifikat e kësaj makine, por detaje dhe foto të rëndësishme kanë dalur në sajë të ‘Bimmerpost’ . Ato pikturojnë një pamje shumë më të qartë se ajo që kemi parë deri më sot.

Për fillim, ‘Competition Package’ ofron tani 25 kuajfuqi më shumë se standarti dhe 37 çiftrrotullime më shumë. Në total BMW M5 Competition Package do të ketë 625 kuajfuqi.

Shtojini kësaj modulin sportiv, një pezullim më të ulët dhe të ngurtësuar, rrota të reja dhe një përmirësim të përmasave, M5 Competition Package duket mjaft bindës.

Përshpejtimin 0-100 km/orë thuhet se arrin në vetëm 3,3 sekonda, një e dhjeta më shpejtë se standardi M5, apo Mercedes-AMG E63 S. /IndeksOnline/