13:20 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Super garë me dy modelet e reja: BMW M5 vs Mercedes-AMG E63 S

Kjo është përballja më e fundit BMW vs Mercedes.

Ekspertët e ‘CarWow’ kanë dashur të zbulojnë se cila është më e shpejtë. Modeli
i ri BMW M5 F90, i cili ka motor 4,4 litërsh twin-turbo V8 me 600 kuajfuqi, apo
Mercedes-AMG E63 S, që ka motor motor 4 litërsh twin-turbo V8 me 612
kuajfuqi.

Të dyja makinat kanë peshë pothuajse të njejtë, të dyja janë super luksoze, të
dyja kushtojnë rreth 100,000 euro dhe të dyja kanë sisteme të avansuara
tërheqëse me katër rrota, e që kanë si opsion edhe modalitetin e tërheqjës
vetëm në rrota të pasme.

Cila do të marrë lavdinë si e para, BMW apo Mercedes E63 S? Shikoni garën për
ta kuptuar. /IndeksOnline/