15:20 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dalin në shitje biletat e ndeshjës Prishtina – Drita, këto janë çmimet

Ndeshja finale e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, pritet të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e cila do të luhet në stadiumin tërësisht të rinovuar, prandaj edhe interesimi i dashamirëve të futbollit pritet të jetë i madh. Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje sot, derisa çmimet janë si vijon:

Çmimi i biletave:
VIP: 50 euro
Perëndim “A-1”: 10 euro
Perëndim: 5 euro
Lindje: 3 euro
Veri-Jug: 2 euro

Biletat janë nën menaxhim të organizatorit, FFK-së dhe ata Ju informojnë mc gjerësisht për pikat e shitjes, ka shkruar faqja zyrtare e FC Prishtinës.

Pikat e shitjes së biletave janë degët e Institucionit Financiar Vllesa-CO si në vijim:

PRISHTINË:
1. Rruga Fehmi Agani nr. 71, Te Qafa
Tel: +383 45 40 36 08
2.Rruga Agim Ramadani nr. 369, afër Kampusit Universitar
Tel: +383 45 40 36 08
3. Rruga Kosta Novakovic nr. 57, afër Hotel Prishtina
Tel: +383 45 40 36 08
/IndeksOnline/