13:44 / E Mërkurë, 02 Maj 2018

Dalin pamjet e operacionit në det/ Helikopteri në ndjekje të skafit me 2.4 ton drogë

Mediat italiane publikuan pamjet e ndjekjes së skafit me drogë që trafikantët shqiptarë tentuan të kalojnë drejt Italisë dy ditë më parë. Skafi u pikas nga njësia islandeze e FRONTEX që monitoron kufirin dhe në bashkëpunim me Guardia di Finanza arritën të bllokojnë drogën bashkë me 4 trafikantët në bord.

Kur u vunë në ndjekje skafistët shqiptarë hodhën drogën në det, por sasia e madhe që transportonin ka qenë e vështirë të zhdukej.

Në pranga ranë 4 persona për të cilët, janë publikuar vetëm inicialet. Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka asnjë sqarim se si u nis skafi me një sasi kaq të madhe droge nga brigjet shqiptare, një fakt që lë të kuptohet se autoritetet shqiptare nuk kanë pasur dijeni për trafikun.

Për të parë videon klikoni këtu.

Temat: