23:52 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dardan Berisha ka një mesazh për ”Dardanët” pas humbjes nga Maqedonia

Kapiteni i Kombëtares kosovare, Dardan Berisha ka reaguar pas humbjes nga Maqedonia.

Në kuadër FIBA Eurobasket 2021, Kosova ka pësuar humbje me rezultat, 73-76 nga Maqedonia.

Ndërsa, Berisha ishte fantastik sonte në Prishtinë duke shënuar 32 pikë në ndeshje.

Dhe pas ndeshjes, Berisha tha se ishte një lojë fizike, teksa ka një kërkesë për ”Dardanët”, transmeton IndeksOnline.

”Ishte një lojë mjaft fizike, rotacioni ynë i shkurtë ndikoi duke na shkaktuar lodhje, por mendoj se kemi ende ndeshje para vetes”.

”Janë edhe dy ndeshje me Rumaninë dhe një me Maqedoninë”.

”I bëj thirrje ‘Dardanëve” për mbështetje sikurse sonte”, u shpreh Berisha./IndeksOnline/