21:23 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Dardanët” gati për ndeshjen me Azerbajxhanin

Kosova gjatë muajit nëntor do të luaj dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Fillimisht skuadra e drejtuar nga Challandes do të udhëtoj në Mesdhe për ndeshjen me Maltën që zhvillohet me 17 nëntor.

Ndërsa me 20 nëntor Kosova do të luaj ndeshjen e fundit dhe ndoshta më të rëndësishme kundër Azerbajxhanit në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Stadiumi i kryeqytetit pritet të jetë i stërmbushur dhe “Dardanët” do të kenë fjalën e tyre.

Ata po përgatiten që atmosfera në ndeshjen me Azerbajxhanit të jetë në nivel të lartë. /IndeksOnline/