11:12 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dashuria për babanë, gjashtëvjeçarja që kujdeset për të atin e paralizuar

Jeta nganjëherë di të jetë e padrejtë dhe këtë e dëshmon përditshmëria e kësaj vajze të vogël.

E rritur pa nënë dhe me baba të paralizuar, gjashtëvjeçarja Jia Jia ka një përditshmëri për mos t’i lakmuar, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Në një aksident që kishte ndodhur para dy vitesh babai mbeti i palëvizshëm, derisa nëna i braktisi të dy, duke mos u interesuar për ta.

Vogëlushja zgjohet çdo ditë në ora 06:00 të mëngjesit për t’ia ngjeshur të atit muskujt e këmbëve për gjysmë ore pandalur,  ia pastron dhëmbët dhe ia rruan mjekrën.

“Unë kujdesem për babanë dhe nuk lodhem kurrë”, ka thënë Jia Jia, e cila mund të llogaritet engjëlli mbrojtës i të atit. /Indeksonline/