David Raya vulos emrin e tij në mesin e më të mirëve në Premierligë, arrin suksesin që shumë pak portierë e kanë
David Raya është shpallur fitues i Dorëzës së Artë të Premier League për sezonin 2025/26.
Portieri i Arsenalit ka regjistruar 17 ndeshje pa pësuar gol, në 35 ndeshje të zhvilluara deri më tani, shkruan IndeksOnline.
Ai ka fituar garën me rivalin e tij Gianluigi Donnarumma, i cili nuk ka mundësi të kapërcejë këtë rekord. Gardiani italian pësoi gol në ndeshjen e fundit kundër Evertonit, duke i dhënë Rayas avantazhin përfundimtar.
Ky është triumfi i tretë radhazi për portierin spanjoll, një arritje që e vendos atë në një grup të vogël portierësh elitë.
Para Rayas, vetëm Pepe Reina, Joe Hart dhe Ederson kanë fituar Dorëzën e Artë për tre sezone rradhazi./IndeksOnline/

