15:57 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

De Ligt i pa sigurt rreth transferimit te Juventusit

Ylli i Ajaxit Matthijs de Ligt nuk është i sigurt për një transferim të mundshëm në Juventus, për shkak të shqetësimeve rreth stilit të lojës së trajnerit Maurizio Sarri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, De Ligt madje ka studiuar dhe ka marrë njohuri rreth taktiës së cilën do ta përdorë italiani me klubin juventin.

Frika e tij ndaj stilit të lojës së ish-trajnerit të Chelseas do të thotë se mbrojtësi mund të jetë kundër një lëvizjeje në Juventus, ndërkohë skuadra angleze Manchester United ende dëshiron të nënshkruajë më yllin holandez.