21:34 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Debat i gjatë për demarkacionin

Seanca për demarkacionin ndonëse e nisur në orën 16 e 30 minuta, ajo po vazhdon ende.

Pas deklarimit fillimisht të shefave të Grupeve Parlamentare, tani është hapur debati për këtë temë e që janë një numër i madh i deputetëve që kanë shprehur interesim që t’i lexojnë fjalimet e tyre.

Lista e deputetëve që kanë mbetur pa i lexuar fjalimet e tyre, është ende e gjatë.

Nëse vazhdohet me këtë ritëm leximi, atëherë marrëveshja nuk do të hidhet në votim deri në mesnatë./Indeksonline/