22:10 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Debat në parlamentin belg për mishin e prishur që erdhi në Kosovë

Pas skandalit në kompaninë e mishit “Veviba”, ministri i Bujqësisë belge, Denis Ducarme (MR) ka qortuar agjencinë federale ushqimore (FASFC) për shpërndarjen e mishit të dëmshëm. Por tani lindin edhe pyetje rreth rolit të gjyqësisë që e kishte lënë “Veviba”-n të punoj një vit e gjysmë pas skandalit.

Më 19 shtator 2016, një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne mbërriti në Kosovë, në të cilin shumica e etiketave ishin grisur nga paketimi, por mbetjet treguan se mishi tashmë datonte nga viti 2004.

“U ripaketuan në kuti me numrin e markës Veviba”, thuhet në një raport të gjykatës që Het Laatste Nieuws e zbuloi.

Në të njëjtin muaj, agjencia federale ushqimore FAVV mori një ankesë nga inspektimi i ushqimit në Kosovë, pas së cilës një inspektor belg ishte dërguar në vend.

Një javë më vonë, një raport zyrtar shkoi në zyrën e prokurorit publik në Luksemburg, për të cilin njoftoi dje Ministri i Bujqësisë, Denis Ducarme (MR) gjatë një seance emergjente në parlamentin belg.

Kronologjia ngre pyetje rreth qasjes së gjykatës. Atje ata e dinin se “Veviba” shiti mish dymbëdhjetë vjeçar, e megjithatë, u deshën një vit e gjysmë, deri më 28 shkurt 2018, përpara se të bëhej një bastisje në Veviba. “Pse gjykatësi hetues priti një vit e gjysmë?”, pyeti ministri Ducarme.

Ministri i Drejtësisë, Koen Geens (CD & V), i cili nuk ka komentuar dje këtë çështje, nesër do të merret në pyetje në parlament nga deputeti i Sp.a.-së, Annick Lambrecht.

“Sipas partisë opozitare Groen, ministrat dhe shërbyesit e lartë civilë janë fshehur pas sekretit të hetimit gjyqësor. Të gjithë e vendosin ombrellën për vete”, ka thënë deputetja e parlamentit, Anne Dedry.

Të Gjelbrit janë të kënaqur që Ducarme do të jap më shumë shpjegime në parlament të premten ose të hënën, transmeton Indeksonline.

Nga e enjtja, Ducarme do të kërkojë të gjitha raportet e kontrolleve që FASFC ka kryer në “Veviba” që nga viti 2001.

Në vitin 2017, inspektorët vizituan thertoren katër herë, por nuk zbuluan ndonjë parregullsi. Ata bënë vetëm kontrolle rutinore, derisa agjencia ushqimore ishte në dijeni të fakteve në Kosovë. FASFC thotë se nuk është kompetente për mashtrim me etiketa dhe se inspektorët nuk zbuluan asgjë është shqetësuese.

Gjatë kontrollit në shkurt, 138 prej 200 paletave të kontrolluara nuk ishin brenda standardeve. Disa pako u gjetën me përmbajtje të mishit që nuk ishte i përshtatshëm për konsum njerëzor, kurse disa të tjera ishin ngrirë që nga viti 2001. Ndonjëherë një etiketë mungonte, kështu që origjina nuk mund të gjendej.

Ministri Ducarme tani është duke shqyrtuar auditimin e FASFC-it. Nga e enjtja, ai gjithashtu kërkon të shoh të gjitha raportet e inspektimeve që FASFC ka kryer në “Veviba” që nga viti 2001. Ai kritikon agjencinë për mangësi serioze “duke pasur parasysh njohuritë e disponueshme që nga tetori 2016”.
Drejtori i FASFC, Herman Diricks njoftoi parlamentin se agjencia do të bashkëpunojë plotësisht me prokurorin publik. Por, pavarësisht kësaj, opozita belge kërkon dorëheqjen e tij./Indeksonline/