21:07 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Debutoi me Shqipërinë, mbrojtësi i pafat dërgohet në spital pas pesë minutash

Enea Mihaj, për fatin e tij të keq, u dëmtua që në minutën e 5-të të takimit ndaj Jordanisë, pas ndërhyrjes së gabuar nga Atiah. Por vendin e tij, e zuri menjëherë Frederik Veseli.

Dëmtimi i mbrojtësit që aktivizohet tek Panetolikos në Greqi, mesa duket është i rëndë.

Ambulanca që qëndronte në stadium, e ka marrë dhe është larguar drejt spitalit ushtarak drejt Tiranës, për një shërbim më të specializuar për mbrojtësin 20-vjeçar.

Kjo ishte ndeshja e parë e Mihaj nga minuta e parë për Shqipërinë, ai ka luajtur një minut edhe në ndeshjen kundër Skocisë. /IndeksOnline/