23:08 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deklarata e Tunës te Ermal Mamaqi i “qon peshë” disa fytyra publike

Këngëtarja shqiptare Tuna së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” bashkë me bashkëshortin e saj, Patrisin.

Gjatë rrjedhës së emisionit, Tuna tha se nuk do të shkojë kurr në emisionin e moderatores, Rudina Magjistari.  Kjo përshkak se Rudina ftoi kunatin e saj Robertin, me të cilin Tuna nuk i ka raportet e mira.

Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka shfyrtëzuar Instagramin për të iu kundërpërgjigjur, transmeton Indeksonline.

Në kundërpërgjigjën e saj Rudina i tha Tunës se paske shumë urrejtje në shpirt dhe se ajo vetëm bën punën e saj si moderatore.

Në mbrojtje të Tunës i ka dalur Ermal Mamaqin përmes një postimi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë,të rrinë drejtë,të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin. Personalisht unë e shijova shumë… edhe çifti e shijoi. Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin. Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjêra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë! @tunasejdi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Kësaj “mesele” ju bashkëngjit Olti Curri i cili në postimin e tij në Instastory tha se Tunës i ka kaluar koha./Indeksonline/