15:22 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Del dikush që e ndalë Pep Guardiolën, “ujqit” ia marrin 1 pikë Cityt

Manchester City është ndalur në ndeshjen e dytë të Premierligës. Skuadra e Pep Guardiolës ka barazuar 1-1 në udhëtimin te ëolves.

Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Boly realizoi me kokë në minutën e 60 të ndeshjes. Dhjetë minuta më pas, City barazoi me anë të Llorentes.

Skuadra e Guardiolës pati edhe disa raste deri në fund të ndeshjes, por vendasit ishin të fortë në mbrojtje duke arritur të ndalin skuadrën kampione./Indeksonline/