Del video e Ronaldos duke motivuar bashkëlojtarët para fillimit të pjesës së dytë
Ashtu siç bëri në Real Madrid në shumë raste, Cristiano Ronaldo e udhëhoqi Juventusin deri në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Juve kishte një mal për t’u ngjitur pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e parë, por kur keni Ronaldon në ekipin tuaj, çdo gjë është e mundur.
Një het-trik mahnitës nga superylli portugez bëri që rezultati të përmbyset në 3-1 në total, për të arritur një rikthim të pabesushëm.
Kjo është edhe arsyeja pse Juventusi pagoi 100 milionë euro për të transferuar ish-yllin e Real Madridi-t.
Ai tashmë është bërë një lider te “Zonja e Vjetër” dhe pas përfundimit të pjesës së parë kundër Atleticos, ai është kapur duke motivuar shokët e tij në tunel përpara fillimit të pjesës së dytë.
Cristiano Ronaldo motivating Juventus’ players at half-time against Atletico Madrid ??https://t.co/uWVtJllcHb
— SNM (@JackCook95) March 13, 2019
Ronaldo dëshironte që shokët e tij të vazhdonin presionin ndaj Atleticos në 45 minutat e dytë dhe kjo ishte pikërisht ajo që mori nga ata.
Juventusi nuk i lejoi kundërshtarët për të marrë frymë në pjesën e dytë dhe në fund presioni u shpagua pasi Ronaldo shënoi edhe dy golat tjerë. /IndeksOnline/