11:56 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Delawie me lajm të mirë: Jemi më afër se kurrë për të ratifikuar demarkacionin

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka dhënë një lajm të mirë para pak minutave.

Delawie ka deklaruar se ratifikimi i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, është më afër se kurrë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij puna e madhe që është bërë ka sjellë mundësinë e përafrimit të zgjidhjes së kësaj çështje.

“Puna e madhe që është bërë rreth kushteve të partive e ka sjell marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundi këtë javë”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Duhet përkujtuar që këtë javë është paralajmëruar të mbahet seanca e radhës, në të cilën pritet të bëhet ratfikimi i demarkacionit me Malin e Zi./Indeksonline/