11:09 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mirëpritet nga personalitete të NATO-s në Bruksel

Nën Organizimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe me ftesen e tyre, nje delegacion i Kuvendit të Republikës se Kosovës, i kryesuar nga Nënkryetari i Kuvendit,  Xhavit Haliti po qëndron në vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Delegacioni është i përbërë prej: Xhavit Haliti, Slobodan Petrović, Time Kadriaj, Rexhep Selimi, Doruntinë Maloku- Kastrati , Ganimete Musliu, Zoran Mojsilović, Haxhi Shala, Danush Ademi.

Gjatë ditës se djeshme delegacioni ka takuar personalitete te larta në AP të NATO-s: zonja Rose E. Gottemoeller, zëvendes – sekretare e Përgjithshme e NATO-s, dr Jamie Shea, zëvendes- ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Michel Soula, kryesues i sektorit A në Divizionin e Operacioneve, Robert Pszczel, zyrtar i lartë përRusi, Ballkanin Përendimor në Divizionin e Diplomacisë Publike, znj. Carmen Romero, zëvendes – ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm për Diplomaci Publike, asistente e Sekretarit të Përgjithshëm në Divizionin e Diplomacisë Publike, Petrika Jorgji, i ngarkuar me punë i përfaqësuesit të përherëshem të Shqipërisë në NATO, z. Gabor Marosfi, zëvendes i përfaqësuesit të përherëshem të Hungarisë në NATO, z. Milos Nikolic, ushtrues i detyrës i zëvëndesit të përfaqësuesit të përherëshem të Malit të Zi në NATO.

Ndërkaq gjatë ditës se sotme delegacioni do të takoi  David Hobbs, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s,  Ruxandra Popa, zëvendes Sekretare e Përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, znj. Tanya Hartman, zyrtare politike në Divizionin për partnership Euro-Atlantik dhe Global, gjeneralin e brigadës  Badialetti, zëvendes Drejtor, Divizioni i Operacioneve dhe Planifikimit , Christian Meuwly, Ambasador dhe kryesues i delegacionit zviceran ne NATO, zAnthe Fritz, zëvendes kryesues i Operacioneve për Eveopën Juglindore, prof. Vlatko Cvrtila, ish kryesues i këshillit të mbikqyrjes civile të Kroacisë, prof. Ljubica Jelusic, Deputete në Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë, ligjeruese në studimet për mbrojtje në Universitetin e Lubjanës, ish Ministre e Mbrojtjes.
Nder temat kryesore që po diskutohen janë: bashkëpunimi i Kosovës me KFOR-in dhe NATo-n, Gjykata speciale, demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi, rëndësia e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ngritja e kapaciteteve FSK-së dhe mbështetja e mëtejme e saj.

Temat: