11:03 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deliu: Të rinjtë e të rejat të punojmë bashkë për Dekadën e Re, për familjen kosovare

Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kanë filluar procesin e brendshëm zgjedhor anë e kënd Kosovës.

Sipas saj, të rinjtë e sidomos gratë dhe vajzat, kanë një fuqi të jashtëzakonshme kur bëhen bashkë.

Deputetja e PDK-së, konsideron se gratë, vajzat, të rinjtë e të rejat, bashkë me të gjitha gjeneratat duhet të bëhen pjesë e zgjedhjeve të brendshme, për të punuar për Dekadën e Re, për familjen kosovare, për sfidat e saj dhe për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht.

Shkrimi i saj i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka filluar procesin e brendshëm zgjedhor anë e kënd Kosovës. Zgjedhjet do të mbahen në 1200 nëndegë në nivel vendi.
Të rinjtë e sidomos gratë dhe vajzat, kanë një fuqi të jashtëzakonshme kur bëhen bashkë.
Shumë prej tyre kanë shprehur vullnetin të na bashkohen në Dekadën e Re.

Gratë, vajzat, të rinjtë e të rejat, bashkë me të gjitha gjeneratat duhet të bëhen pjesë e zgjedhjeve të brendshme, për të punuar për Dekadën e Re, për familjen kosovare, për sfidat e saj dhe për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht.