21:47 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Demantohet lajmi për ndryshime në kabinetin qeveritar

Sot, gjatë ditës kanë qarkulluar disa lajme nëpër medie lidhur me disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Por lajmi është hedhur poshtë në partinë e Fatmir Limajt.

Këshilltari për media i Limajt, Leotrim Berisha e ka demantuar lajmin se Nisma për Kosovën, do të bëjë ndërrimin e ministrave.

Në një prononcim për “Indeksonline”’ ai ka thënë se lajmi i publikuar në disa portale për ndërrimin e ministrave është i pavërtete.

“Jo apsolut është lajm i pavërtete. Nisma asnjëherë nuk e ka diskutuar një mundësi të tillë”, ka thënë shkurt ai.

Temat: