12:37 / E Shtunë, 07 Korrik 2018

Dëmet nga shiu, emergjenca në terren në Drenas e Komoran

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi se bashku me ekipin e emergjencave dhe të zjarrfikësve, kanë qëndruar sot në vendet ku dëmet nga të reshurat e shiut kanë qenë më të mëdha.

Drejtoresha Krapi, ka njoftuar se ekipet e emergjencave kanë intervenuar në disa gypa atmosferik ne Drenas dhe Komoran, ne disa kanalizime dhe ne një shtëpi ku vetëtima ka dëmtuar një pjesë të saj, transmeton Indeksonline.

Ajo ka thënë se ekipet e emergjencave janë çdo herë të gatshme për intervenime dhe ka ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues në situata të tilla.