17:23 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Dëmtimi i Dembele ka anën pozitive për Barcën

Ousmane Dembele po kalon një sezon me lëndime, që kur u transferua nga Dortmund te Barcelona, shkruan indeksonline.

Vlera e transferimit të tij është rreth 105 milionë euro dhe një pjesë tjetër që varët nga paraqitjet e tij.

Mirëpo, Barça do të fitojë disa milionë këtë sezon, pasi Dembele e ka të pamundur që të arrij 25 paraqitje këtë sezon.

Futbollisti duhet të luaj të gjitha ndeshjet dhe klubi të arrij në finale të Kupës dhe Champions League që të grumbullohen 25 ndeshje. /IndeksOnline/