16:17 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dëmtohen zyrat e Vetëvendosjes në këtë komunë

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar zyret e Lëvizjes Vetëvendosjes në Drenas duke e hequr logon e kësaj partie, ka konfirmuar VV-ja përmes një komunikate për media.

“Ky rast i dyshimtë dhe qëllimkeq është paraqitur edhe në Polici. Ne i ftojmë organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa më parë”, thotë VV.

VV më tutje shton se, “këto raste me motive të errëta politike nuk na trembin e as nuk na frikësojnë. Këto raste veçse na detyrojnë që të punojmë edhe më shumë. Drenasi ka nevojë për çlirim”.