14:38 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

Deputetët e pavarur rrugëtojnë me PSD-në, nënshkruhet marrëveshja

Grupi i Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës ka vendosur që rrugëtimin e tyre politik ta bëjnë me një parti e cila është gjatë në skenë, transmeton Indeksonline.

Shefi i këtyre deputetëve Dardan Sejdiu bashkë me Dardan Molliqajn sot janë takuar me kryetaren e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jasharin për t’u dakorduar rreth emrit të partisë.

“Në kafe pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PSD (Partisë Socialdemokrate) dhe GDP (Grupi i Deputetëve të Pavarur) për të vazhduar bashkë”, ka shkruar Jashari në profilin e saj në Facebook./Indeksonline/