17:45 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Nismës pret zgjidhjen demarkacionit pas vizitës së kryeministrit malazez

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, nuk e pranon versionin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, pohon se ka ide për të bërë një zgjidhje të kësaj çështje përmes një marrëveshje mes dy shteteve Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai pret që të realizohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë që të arrihet një zgjidhje mes dy shteteve për demarkacionin.

“Versioni i demaskimit të kufirit nuk kalon. Dhe nuk është mirë të kalojë. Unë nuk e pranoj që nga dita e parë”, tha Berisha.

“Është një ide që është duke u diskutuar. Ditëve në vijim do të ketë vizitë nga pala malazeze në Kosovë. Varet nga qeveria se si i qaset vizitës së tij”, shtoi Berisha.