11:57 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Deputeti i VV-së paralajmëron bllokim të seancave, nëse aty është i pranishëm Driton Selmanaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të lejojë vazhdimin e asnjë seance nëse aty është i pranishëm Driton Selmanaj.

Sipas Bashës, zëvëndëskryeministri i papranueshëm në Kuvend.

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur që të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfardo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend!

Çeshtja e të pagjeturve nuk është çështje e një subjekti politik apo individi te caktuar, por është problem dhe dhimbje që prek të gjithë qytetarët e kësaj Republike.

Qëndrimet e Jabllanoviqit dhe Driton Selmanajt nuk kanë hapesirë në sferën publike, dhe prandaj është krejtësisht e domosdoshme kërkesa e gjithë qytetarëve, pa dallim subjekti, që Driton Selmanajn duhet ta pret fati i njejte si i Jabllanoviqit, pra shkarkimi i menjëhershëm” shkruan Basha në Facebook./Indeksonline/