11:25 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputeti Zeka sqaron vonesën e kthimit nga Mali i zi në ditën e seancës për demarkacion

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milam Zeka ka sqaruar vonesën e tij dhe disa deputetëve ditën kur ata ishin në Mal të Zi.

Zeka ka thënë se ata nuk kanë faj që nuk ka pasur votim të demarkacionit, ditën e mërkure, pasi kanë qenë rrugës,transmeton Indeksonline.

“Deshtë me sqaru vizitën tonë në Mal të Zi. Ne kemi ardh në ora 16:00 por gjatë rrugës na kanë njoftuar se janë shtyre pasi Pacolli ishte paralajmëruar që nuk do të ketë votim. Kështu që nuk ka qenë faji jonë. Kemi qenë të gatshëm të votoj dhe vota jonë dihet, është për” ka thënë Zeka.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetari Kadri Veseli. Ai i ka thënë deputetit Zeka se shumë ditë përpara i ka njoftuar se seanca ku pritej ratifikimi i demarkacionit do të mbahej të mërkurën.

Veseli po ashtu u ka thënë se ata që kanë shkuar në Podgoricë nuk do të kenë mëditje./Indeksonline/