14:00 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputetja e AAK-së: Baca Hilmi ishte fjalëpak, flisnin veprat!

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit Ramush Haradinaj, bacës Hilmi.

Kadaj Bujupi ka shkruar se Hilmiu ishte fjalëpak, sipas saj, flisnin veprat e tij, transmeton Indeksonline.

“Baca Hilmi ishte fjalëpak. Flisnin veprat.  Atdhedashuri, maturi, vetëmohim, dinjitet, besnikëri… Prehu në paqe Bacë”, ka shkruar Kadaj Bujupi./Indeksonline/