18:05 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Derbi i Madridit përfundon pa fitues (Video)

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e xhiros së 31-të të La Ligas.

Mbretërit kaluan të parët në epërsi me golin e Ronaldos në minutën e 53-të.

Epërsia e tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi në minutën e 57-të Griezman barazoi rezultatin.

Pas këtij barazimi, Atletico është e dyta me 68 pikë, 11 më pak se Barcelona, ndërsa reali është e treta me 64 pikë. /IndeksOnline/