17:31 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dështon transferimi i Gameiro, keq për Milanin

Transferimi i Gameiro nga Atletico te Valencia dukej se kishte përfunduar.

Mirëpo sot po qarkullojnë zëra se ky transferim tashmë mund të anulohet, shkruan indeksonline.

Valencia nuk ka pranuar një klauzolë riblerje nga Atletico Madrid në të ardhmen.

Një situatë që mund të prekë edhe Milanin, pasi që shitja e Kaliniçit ishte e lidhur me largimin e francezit. /IndeksOnline/