16:09 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Detaje, ja çfarë kanë planifikuar ‘Dardanët’ për ndeshjen kundër Anglisë

Sipas burimeve të IndeksOnline gjatë ndeshjes së nesërme të Kosovës kundër Anglisë tifozët e Kosovës e kanë përgaditur një baner me përmasa gjigante.

Në këtë baner do të jetë një mesazh kundër racizmit, ku do të jenë dy duar të bashkuara, njëra e bardh dhe tjetra me ngjyrë, e në tribunën lindore do të jetë po ashtu një mesazh gjigantë në të cilin shkruan ‘Welcome and Thank you’.

Po ashtu secila ulëse do ta ketë flamurin e Kosovës dhe atë të Anglisë dhe kur të intonohet himni i Kosovës atëherë do të ngritet flamuri i Kosovës dhe po ashtu kur të intonohet himni i Anglisë do të shfaqet flamuri i Anglisë.

/Indeksonline/.