11:39 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Detaje se si u arratisën shqiptarët nga qelia në Greqi dhe ja pse akuzoheshin

Arratisje spektakolare, ajo e shqiptareve nga Departamenti i Transferimeve, Komisariati i Petro Ralli ne Greqi.

Keshtu e cilesojne mediat greke, disa prej te cilave raportojne per tre shqiptare te arratisur dhe te tjera per dy shqiptare, emrat e te cileve nuk jane bere ende te ditur.

Mediat greke shkruajne se të paraburgosurit arritën të arratiseshin nga qelia e tyre ku mbaheshin ne izolim.

Ata kane prere kangjellat e qelise dhe me carcafe kane zbritur nga kati i dyte, e me pas jane larguar.

Menjëherë ra alarmi, dhe autoritetet filluan të kërkonin për të burgosurit. Së fundi, një prej tyre (flitet per gjeorgjianin) u identifikua dhe u arrestua në oborrin e Departamentit të Transfereve, ndërsa dy të tjerët u arratisën.

Vlen të përmendet se një shqiptar është akuzuar për vrasje, ndërsa shqiptari i dytë dhe gjeorgjiani akuzohen për trafik droge./Panorama/

 

Temat: