09:14 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Deulofeu këto ditë vendos për të ardhmen, Napoli apo Inter?

Agjenti i Gerard Deulofeus pritet që të takohet me Barcelonën brenda 24/48 orëve të ardhshme.

Sipas mediave spanjolle, ish-lojtari i Milanin dhe Evertonit është afër marrëveshjes me një nga skuadrat italiane, Inter apo Napoli.

Deulofeu ishte një lojtar i rëndësishëm për Katalunasit deri sa në skuadër erdhi Philipe Coutinho dhe u rikthye nga lëndimi Dembele.

Mbetët të shihet këto ditë se cila skuadër do të jetë fituese, Inter apo Napoli./IndeksOnline/